Shisnin online monedha floriri dhe fshihnin të ardhurat, arrestohen babë e bir në Tiranë (EMRAT)
Babë e bir kanë rënë në pranga pasi reklamonin dhe shisnin online në rrjete sociale, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Kadri Forgali dhe Klevis Forgali, banues në Tiranë.
Gjithashtu theksohet se janë sekuestruar 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.
NJOFTIMI:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gold coins”.
Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).
Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–