Sat, Nov 23, 2024

Nga prangat, te Tejlor e humbja e titullit, ja betejat e Murinjos me arbitrat

  • PublishedJune 2, 2023


Nga prangat, te Tejlor e humbja e titullit, ja betejat e Murinjos me arbitrat

2 June, 2023

2 June, 2023

“Special”, siç është epiteti i tij, është edhe raporti që Zhoze Murinjo ka me arbitrat. Gjithmonë duke i sulmuar, më poshtë janë disa nga përplasjet më të famshme të trajnerit aktual të Romës.

“KIFI, MË I KEQI” – “Luajtëm kundër arbitrit më të keq që kam parë në karrierën time. Dhe kam parë shumë të tillë”, deklaronte në përfundim të ndeshjes ndaj Monzës Murinjo, duke vazhduar: “Sa herë që arbitron Kifi, unë ndaloj së bëri punën time, për të shmangur kartonin e kuq”.

“MARESKA ËSHTË ARTIST” – Portugezi e ka sulmuar në dy episode Fabio Mareskën. “Nuk flas, sepse më skualifikojnë”, u shpreh pas një penalltie në favor të Milanit në Roma-Milan dhe më pas në një humbje ndaj Udinezes 4-0: “Mareska është artist. E dinim çfarë na priste”.

I KUQI I PARË ITALIAN – 6 muaj në Itali dhe kartoni i parë i kuq për trajnerin e Interit. “Ke frikë të vërshëllesh e?”, iu drejtua Domeniko Çelit dhe ai nuk ngurroi ta dërgonte në dhomat e zhveshjes.

PRANGAT – Murinjo bëri Murinjon me atë gjest ikonik në Inter-Sampdoria, ku u ndëshkuan me kartonë të kuq Samuel dhe Kordoba. Protesta me grushtet e shtrënguar, që simbolizonin prangat e bëri idhullin e zikaltërve dhe Taljavento 10 vite më vonë, tregoi se nuk i kishte kërkuar falje.

ROKI, NË DERBI – Në janar 2010 Inter-Milan 2-0, vjen pasi Roki kishte ndëshkuar me të kuq Shnajderin dhe më pas edhe Luçion. Në fund Mou sulmon arbitrin Roki: “Do të kishim fituar edhe me shtatë lojtarë”.

13 GABIMET E GOMEZIT – Real Madrid-Sevilja 1-0 e shoqëruar me 8 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq për madrilenët. “Reali nuk flet për arbitrat, u shpreh drejtuesi Horge Valdano dhe 5 minuta më vonë Murinjo mbërrin me një fletë “A4” në të cilën renditen ato që ai i përcakton si “13 gabimet e arbitrit”. E urren Gomez dhe Valdanon.

TEJLOR DHE LIVERPULI – Strategjia e Murinjos: presion arbitrave para ndeshjes. Para Mançester Junajtid-Liverpul Zhoze shprehet se dyshon në performancën e mirë të arbitrit pa shpjeguar përse, por vetëm duke aluduar. E gjitha bërryl, në mënyrën e vet. Përfundon barazim pa gola.

MAJK DIN I VODHI TITULLIN – Çelsi në garë për titull humbet në shtëpi kundër Sandërlendit. “I lumtë Majk Rilit (disenjatori i arbitrave), orientoi sezonin dhe Majk Din (arbitri i ndeshjes), e kaloi provën”, u shpreh Mou. “Unë e di në cilin moment e humbëm titullin”, tha në fund.

SËRISH TEJLOR – Pas episodit të 2016-ës, Murinjo sulmoi sërish arbitrin Tejlor pas finales së humbur ndaj Seviljas dy ditë më parë. Penalltia e mohuar e Romës për një prekje me dorë të Fernandos solli edhe reagimin e trajnerit. “Çfarë fatkeqësie, çfarë mjerimi”, iu drejtua disa herë Mou arbitrit.

© AlbaniaWeb.net