“Rusia nuk më do…”, Jori Dellin e shpallin “non-grata”
Ish-banorja e Big Brother VIP, Jori Delli është goxha aktive në rrjetet sociale, ku numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram dhe ndan për ndjekësit foto apo video të momenteve nga përditshmëria e saj.
Ndonëse projektet e saj apo videot që realizon në TikTok janë “funny”, duket se nuk lejohen në Rusi.
Me anë të një postimi në InstaStory, Jori ka pubikuar njoftimin që i kishte ardhur në të cilin njoftohet se Rusia i kishte bllokuar një prej videove.
”Russia nuk më do”– shkruan modelja krah fotos, dhe pse arsyeja nuk dihet ende.