Sun, Nov 24, 2024

Vrau 33-vjeçarin në Itali, autori nuk pranon të flasë para hetuesve, më viktimën ishin fqinj në Lezhë

  • PublishedJune 2, 2023

Autori i vrasjes së bashkë-atdhetarit të tij Alfons Kola, nuk ka pranuar të flasë përpara hetuesve. Mediat italiane shkruajnë se Petrit Gega 52 vjeç ka qëndruar i heshtur kur është pyetur për vrasjen e ndodhur mes të martës dhe të enjtes.

Kujtojë se 52-vjeçari Petrit Gega ra në prangat e policisë disa orë më vonë pas ngjarjes. Ai goditi për vdekje 33-vjeçari Alfons Kolën, ndërsa u bë me dije se Kola dhe Gega njiheshin prej kohësh dhe se në Lezhë ishin fqinj. Gjithashtu theksohet se kishin pasur konflikt më herët.

Sidoqoftë ngjarja ende nuk është zbardhur, dhe nuk dihen motivet konkrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.