Meta i vendosur: Opozita do të luftojë për lirinë e votës dhe të pronës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se opozita do të luftojë për lirinë e qytetarëve shqiptarë.
Në një reagim në ‘Facebook’, Meta pohon se do të vazhdojë beteja për votën e lirë e deri te liria e pronave.
MESAZHI I METËS
Ne optimizmin s’kemi për ta humbur ndonjëherë sepse jemi këtu pikërisht sepse besojmë tek disa vlera dhe luftojmë për to.
Dhe mbi të gjitha luftojmë për lirinë e qytetarëve shqiptarë, që është më e cënuar se asnjëherë tjetër, që nga liria për të zgjedhur e për të votuar që e panë të tërë e deri te liria e pronave që e shohim prapë këto ditë pas zgjedhjeve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–