Sun, Nov 24, 2024

“S’jemi më peng i gënjeshtrave”, Basha takim me qytetarët në Kamëz: Rinia bojkotoi 14 majin. Duhet zgjidhje realiste dhe jo populiste

  • PublishedJune 4, 2023

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e radhës me qytetarët, është ndalur në Kamëz.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek zgjedhjet vendore të 14 majit, duke thënë se rinia foli qartë duke mos marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi sipas tij janë të lënë pas dore.

Basha ritheksoi se duhet rikthyer konkurrenca dhe se pushtetarët duhet të japin llogari para qytetarëv e.

“Qytetarët, rinia duhet të bëhet pjesë e vendimmarrjes politike. Duhet të shohim se cilat janë hapat që duhet të hedhim, që të folurin me bojkot ta ndryshojmë. Më 14 maj spikati mungesa e të rinjve. Jemi në një plagë të hapur prej kohësh që dhimbjen e bën edhe më keq vallja që hedh kundërshtari ynë politik. Kauza jonë është kombëtare dhe para se të drejtojmë gishtin tek manipulimet zgjedhore dhe bishtat e kësaj qeverie duhet ta drejtojmë edhe nga vetja jonë”, tha Basha, duke shtuar se për zgjidhjen e problemeve duhet një zgjidhje realiste dhe jopopuliste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.