Sat, Nov 23, 2024

SPAK zbardh skemën e ryshfetit, inxhinieri i firmës i dha 330 mijë lekë sekseres së sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro

  • PublishedJune 4, 2023

SPAK ka zbardhur detaje të reja nga skema e korrupsionit, ku sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, përfitoi 330 mijë lekë të reja.

Sipas SPAK, pas Duros dhe Specialistes së Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, në pranga janë vënë edhe Vladimit Topi, administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, si dhe inxhinieri i po kësaj kompanie, me inicialet S.SH.

Sipas SPAK, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ndaluar dje dhe sot Vladimit Topin dhe shtetasi S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga sekretarja e MSH Joana Duro, në shumën 330.000 lekë, është dhënë si ryshfet nga Vladimit Topi, administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 lekë nga banesa e Topit,  ja ka dërguar më pas Laura Shteto, e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.