Sat, Nov 23, 2024

Detaje të reja nga plagosja në Korçë/ 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes. Shoqërohet vajza e madhe e çiftit për të dëshmuar

  • PublishedJune 5, 2023

Në momentin e konfliktit mësohet se fëmijët ishin nxjerrë jashtë banesës nga çifti.

Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38 vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

Pas arratisjes së Aleko Myrtollarit, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati  Porodinë.

Gjithmonë sipas dëshmive të komshinjëve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.

46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.