Sat, Nov 23, 2024

I dhanë fund beqarisë! Zbuloni personin e veçantë që kurorëzoi Klean dhe Elgitin në ditën e tyre më të ëmbël

  • PublishedJune 5, 2023

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Prej pak kohësh Klea na kishte treguar se të dy do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në datën 4 Qershor, pra ditën e sotme, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm. Me ta ishte dhe djali i tyre, i cili duket i veshur si Elgiti dhe shumë i lumtur që më në fund prindërit e tij po martohen.