Sun, Nov 24, 2024

Kjo është ndërhyrja më e kërkuar në botë/ Kirurgët italianë në Dermolife shprehen se kërkesat do të vazhdojnë në rritje

  • PublishedJune 5, 2023

Zmadhimi i gjoksit është procedura kirurgjikale estetike më e popullarizuar në bote dhe ka qenë prej shumë vitesh. Vitin e kaluar më shumë se 325,000 procedura për zmadhimin e gjoksit u kryen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një rritje prej 4% nga një vit më parë.

Pse është kaq i preferuar zmadhimi i gjoksit? Klinika Dermolife, lider në kirurgjinë plastike dhe estetike në rajon ndan me ne arsyet kryesore:

Nivele të larta të kënaqësisë së pacientit
Gjasat janë që do t’ju pëlqejnë rezultatet e ndërhyrjes. Dr.Raniero Orsini, kirurg plastik dhe estetik në klinikën Dermolife ka ndihmuar qindra gra të kenë më në fund gjoksin e tyre ideal. Bazuar mbi përshtypjet e pacientëve të cilët kanë kryer ndërhyrje pranë klinikës Dermolife, ata referojnë nivele të larta kënaqësie post-interventit, dhe në përgjithësi, procedura është një nga më të preferuarat. Pas një studimi të hollësishëm të përshtypjeve të pacientëve referuam se 98% e grave mendonin se rezultatet e zmadhimit të gjoksit i përmbushën ose i tejkalonin pritshmëritë. Si përfundim ne mund të themi se zmadhimi i gjoksit jep rezultate që femrat i duan!

  • foto galeri
  • foto galeri

Rikuperim i shpejtë
Zmadhimi i gjoksit është një ndërhyrje ambulatore, që do të thotë se do të jeni në gjendje të ktheheni në shtëpi vetëm disa orë pas operacionit. Shumica e pacienteve femra kthehen në rutinën e tyre të përditshmërisë në vetëm disa ditë. Shumë prej tyre kthehen në punë pas vetëm 2-3 ditësh. Brenda muajit, do të jeni në gjendje t’i ktheheni stërvitjes dhe aktiviteteve të tjera sportive. Rikuperimi për shumicën e pacientëve është relativisht i lehtë, shpesh më lehtë nga sa prisnin.

Rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata
Shumë paciente gëzojnë gjoks më të madh dhe më të formësuar për dekada pas nderhyrjes së tyre fillestare. Ndërsa implantet vazhdojnë të përmirësohen, ne presim që jetëgjatësia e rezultateve të jetë vetëm në rritje.

Procedurë e personalizuar
Si do të ishte për ju gjoksi ideal? Implantet janë të disponueshëm në shumë forma, madhësi, tekstura dhe lloje për të siguruar përshtatjen e tyre me fizikun tuaj në mënyrë të përsosur. Zmadhimi i gjoksit është një intervent i cili mund të personalizohet sipas dëshirave specifike të pacientit dhe kjo është një arsye e fortë pse femrat e dëshirojnë kaq shumë.

Grafiku

GrafikuRritja e vetëbesimit
Implantet e gjirit mund të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si ndiheni për trupin tuaj. Një studim i fundit zbuloi se rezultatet e mirëqenies psikologjike u rritën ndjeshëm tek femrat pas zmadhimit të gjoksit. Kur ndiheni mire me fizikun tuaj, shijoni më shumë jetën dhe keni më shumë vetëbesim.

Mësoni më shumë rreth ndërhyrjes së rimodelimit të gjoksit duke rezervuar konsultën tuaj falas. Telefononi në +355 69 20 99 780 ose na kontaktoni në rrjetet tona sociale:

Instagram: https://www.instagram.com/dermolife_al/
Facebook: https://www.facebook.com/klinikadermolifee/
Website: https://dermolife.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.