Sat, Nov 23, 2024

“Më rrezikohet jeta, s’mund të qëndroj në qeli”, ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon zbutjen e masës së sigurisë, ja çfarë vendosi sot GJKKO

  • PublishedJune 5, 2023

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i cili ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Alla i ka bërë një kërkesë GJKKO-së për zbutjen e masës së sigurisë, duke deklaruar se vuan nga problemet shëndetësore dhe i rrezikohet jeta.

Në seancë është paraqitur nga ekspertët akti i ekspertimit, të cilët kanë deklaruar se Alla ka probleme shëndetësore dhe qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për të.

Gjykata ka vendosur seancën e radhës më 12 qershor për t’u shprehur për kërkesën e ish-kryebashkiakut të Bulqizës.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.