Polaku gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Golem, policia jep detajet
Policia e Tiranës ka njoftuar se një shtetas polak 70 vjeç me inicialet T.Z., është gjetur pajetë në një hotel në Golem.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas autoriteteve dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndërruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–