7 Mënyra Për Të Qëndruar Më Pak Ulur Dhe Për Të Lëvizur Më Tepër
Siç mund ta dini tashmë, qëndrimi ulur për periudha të shkurtra dhe lëvizja në mënyrë të rregullt, mund të përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyrë të dukshme.
E për më tepër, duhet të dini se edhe nëse stërviteni çdo ditë, por qëndroni ulur për të paktën 13 orë në ditë dhe bëni më pak se 4000 hapa në ditë, përfitimet e stërvitjes tuaj mund të jenë të pakta.
Kjo nga ana tjetët rrit rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, kontrollin e dobët të sheqerit në gjak dhe rritjen e acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Kështu edhe rreziku i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës mund të rritet.
Por lajmi i mirë është se pushimet e herë pas hershme dhe lëvizja, edhe sikur vetëm 1 ose 2 minuta, mund t’ju ndihmojë të reduktoni këto faktorë rreziku për sëmundje kronike.
Për më tepër, edhe lëvizjet në dukje të parëndësishme si palosja e rrobave apo larja e dhëmbëve, ndihmojnë në ndalimin e efekteve negative të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. E kjo sepse për të lëvizur edhe muskulin më të vogël, ju duhet të harxhoni kalori.
Në fakt, ekspertët e shëndetit këshillojnë që çdo ditë të jeni minimalisht 30 minuta në lëvizje. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra që mund t’ju nxisin të lëvizni më tepër gjatë ditës. Në këtë mënyrë do të mbroni shëndetin tuaj duke reduktuar faktorët e rrezikut për sëmundje të ndryshme.
Përdorni telefonin tuaj
Një mënyrë e thjeshtë për të reduktuar kohën e qëndrimit ulur është të vendosni një alarm në telefonin tuaj për t’ju kujtuar që të çoheni e të lëvizni për disa minuta çdo orë.
Numëroni hapat që bëni
Për të vlerësuar se sa hapa në ditë bëni dhe për të motivuar veten për të bërë edhe më shumë, AgroWeb.org iu sugjeron të gjurmoni hapat me anë të programeve të posatçme në celularin tuaj.
Ngjisni shkallët
Mundohuni të ngjisni shkallët sa herë që është e mundur dhe të shmangni përdorimin e ashensorit. E nëse kjo ju duket e frikshme, merrni ashensorin deri në katin afër shtëpisë tuaj dhe në pjesën e mbetur ngjisni shkallët.
Bëni punët e shtëpisë duke kërcyer
Pastrimi i shtëpisë është një formë stërvitjeje. Për ta bërë atë më pak të mërzitshëm, vendosni pak muzikë në sfond dhe gjallërohuni duke bërë disa lëvizje të thjeshta kërcimi ndërkohë që pastroni.
Trastat me ushqime mund të shërbejnë si pesha
Nëse dilni për pazar, përpiquni që produktet që blini t’i ngrini vetë dhe jo me ndihmën e një karroce. Mbajtja e peshave do t’ju ndihmojë në forcimin e muskujve të krahëve.
Lëvizni këmbët edhe nëse qëndroni ulur
Goditja e gishtave dhe ngritja e thembrave ndërkohë që jeni ulur punojnë muskujt në pjesën e poshtme të këmbëve dhe madje mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve arteriale.
Prisni rradhën duke qënderuar në këmbë
Qoftë në dyqan ushqimor, në autobus apo në bankë, pritja në këmbë mund t’ju falë disa benefite, si përshembull djegia e kalorive ekstra. /AgroWeb.org