Ditë e veçantë për Odise Roshin, mesfushori kuqezi bëhet përsëri baba
Ditë e veçantë për Odise Roshin, mesfushori kuqezi bëhet përsëri baba
7 June, 2023
7 June, 2023
Odise Roshi nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo. Por gjithsesi futbollisti i kombëtares shqiptare ka një arsye shumë të madhe për të qenë i lumtur në këto ditë.
Ka qenë vetë 32-vjeçari ai i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është bërë baba për të dytën herë. Sot ka ardhur në jetë djali i tij i dytë dhe Roshi e ka prezantuar me krenari.
“Mirë se erdhe princi im i vogël Noan Roshi”, shkruante Roshi, i cili ka edhe një tjetër djalë të vogël, Roisin.
PANORAMASPORT.AL