Sun, Nov 24, 2024

FOTOT/ Çfarë ndodhi në 8 orë mbledhje të tensionuar në kryesinë e PD? Si u ndanë në dy grupime kundërshtarët dhe mbështetësit e Bashës

  • PublishedJune 7, 2023

Pas 8 orësh mbledhje të tensionuar, kryesia e PD-së mori një vendim për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. 

Mbledhja nisi rreth orës 18 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2.30 të së mërkurës ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetvë, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar. 

Ndërsa grupi i dytë që sicc shihet edhe nga fotot e LSA-së përbëhet nga ish kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish kandidatët për kryetar bashkie Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish deputeti Xhemal Gjunkshi. 

Në fund 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.