Sun, Nov 24, 2024

“Gërdeci”/ GJKKO pranoi familjarët e viktimave në procesin ndaj Mediut, avokati i familjes Durda: Arritje pas një lufte të gjatë! Në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë

  • PublishedJune 7, 2023

Pas vendimit të GJKKO për të pranuar familjarët e viktimave në procesin e çështjes së Gërdecit, avokati i familjes Durda në një komunikim në një komunikim për mediat tha se ishte një arritje pas një lufte të gjatë.

Avokati: Historia e pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave është një luftë shumë e  gjatë. Ka qenë shumë e vështirë të ndryshohej që të arrinte kjo pikë e sotme,. Pra të jenë krah për krah me të gjitha palët e tjera. Numri është i madh, dhe ky ishte hapi më logjik që do të duhej të bënte gjykata. Ata kanë të drejta për të kërkuar çdo gjë që debatohet atje. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Interesi I familjarëve ka qenë për të zbardhur ngjarjen, vetëm e vërteta”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.