“Gërdeci”, GJKKO pranon familjarët e viktimave si palë në procesin kundër Mediut, avokati Visha: Qëndrime të ndryshme në një kohë të shkurtër, s’është normale!
GJKKO ka pranuar familjarët e viktimave të Gërdecit, si palë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se procesi i radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu u zhvendos në datën 22 qershor ora 14:00.
“Prokurorët argumentuan se duke qenë se është një numër madh i familjarëve që kërkojnë të marrin pjesë ka pranuar që të vijnë të marrin pjesë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata fillimisht nuk i pranoi familjarët e viktimave, por tashmë ka marrë këtë vendim”, tha gazetarja Lala.
Nga ana e tij avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes, Ardian Visha tha se nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por shtoi se nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha deklaroi: Nuk kemi pasur kundërshtim për të qenë prezencë në sallë. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. Gjithë kjo çështje po humbet edhe sensin. Gjykata dhe Prokuroria kanë një vendimmarrje të përbashkët për mospranim, por sot mbajtën një qëndrim të kundërt që për mua nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.
(balkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–