Sun, Nov 24, 2024

Matura, publikohet online varianti A i tezës, 15 minuta nga nisja e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

  • PublishedJune 7, 2023

Ashtu siç është kthyer në traditën e çdo Mature Shtetërore, është publikuar onlinë teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Testi i letërsisë u bë publik 15 minuta pasi filloi provimi, një “rekord” i ri ky kur një tezë bëhet publike vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi.

Qëndresa Qytetare ka reaguar duke thënë se nxjerrja e tezës është cënim i rëndë i integritetit të procesit të MSH pasi penalizon maturantët më të mirë dhe dëmton meritën. Duke e konsideruar Maturën Shtetërore, jo meritë preferencë, por plagjiaturë pa konkurrencë thirrje i behet ministres së Arsimit Kushi dhe administratës të mbajnë përgjegjësi për 30 mijë maturantët dhe sakrificën e familjeve të tyre.

Nxjerrja e tezës sipas Qëndresës Qyetare kompromenton edhe 1995 administratorët e provimeve te Maturës. Apel i bëhet Prokurorisë të nisë hetimet. Në variantin A të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë, maturantët janë testuar për kryeveprën “Xha Gorioi” të shkrimtari të madh francez Honore de Balzak.

Pak me “fat” nëse e krahasojmë me pyetjen që shkaktoi një uragan me komente tre vite me parë. Kujtojme se në maturën 2020, gjimnazistët e cilësuan të vështirë provimin dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit. Vëmendje të veçantë mori një nga pyetjet e provimit, e cila kishte në qendër të saj personazhin Turi.