Përfaqësues të ambasadës së SHBA në gjyqin e Mediut, seanca e radhës në 22 qershor, të pranishëm edhe familjarë të viktimave
Në seancës e sotme gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA.
Ndërkohë pas përfundimit të procesit, GJKKO pranoi që në seancën e radhës të jenë të pranishëm edhe familjarë të viktimave të Gërdecit. Ndërsa seanca e radhës u vendos në 22 qershor në orën 14:00.
Nga ana e tij avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha tha se nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por shtoi se nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.
Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha deklaroi: Nuk kemi pasur kundërshtim për të qenë prezencë në sallë. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. Gjithë kjo çështje po humbet edhe sensin. Gjykata dhe Prokuroria kanë një vendimmarrje të përbashkët për mospranim, por sot mbajtën një qëndrim të kundërt që për mua nuk është normale që në një kohë të shkurtër kohore të ketë qëndresë të ndryshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–