Sun, Nov 24, 2024

Tension në mbledhjen e kryesisë së PD, mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët. Bardhi e Sula braktisin mbledhjen

  • PublishedJune 7, 2023

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt. 

Gazetari i News 24, Osman Stafa bën të ditur për Balkanweb se pas përplasjesh të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
“Në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar nga familja”, raporton Stafa. 

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës qeë përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anetarëve të Kryesise që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit. 

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë. 

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.