Tensionet në mbledhjen e Kryesisë/ Gazetari Stafa: Çfarë donin militantët e Bashës në godinë? Zekthi: Kam pirë 3 oki. Nuk i thanë Alibeaj dhe ish-kreu i PD të shanin deputetët (Debati)
Në rubrikën “Opinion” në News24 gazetari Osman Stafa dhe anëtari i Kryesisë, Fitim Zekthi, folën për mbledhjen e zhvilluar të Kryesisë së PD, dhe praninë e militantëve e mbështetës të ish-kreut të PD Lulzim Basha, të cilët shpërthyen edhe ofendime.
“Dhunën nuk e pranoj. Bardhi tha që dhuna e paramilitarëve, është e dëmshme. Paramilitarë janë trupa ushtarake, bëjnë gjenocid, reprezale etj. Nuk ka pasur aty të tillë. Ajo që pashë ishin kryetarë degësh dhe disa djem mbështetës të PD. Asnjë njeri nuk ka hyrë në sallën nga jashtë”, tha Zekthi.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gazetari Osman Stafa: Ka pasur njerëz në korridor nëse në derën tjetër po zhvillohej mbledhje
Në momentin që zhvillon mbledhjen individë që nuk kanë lidhje, çfarë donin këta persona, teksa xhami është i tejdukshëm. Kur ka dalë zoti Bushati është përplasur fizikisht me këta persona. Çfarë donin këta persona aty?
Zekthi: Ajo është seli e një partie
Gazetari Osmani: Kanë qëndruar individë që nuk kishin lidhje
Zekthi: Ishte një mbledhje e rëndësishme, ka ardhur edhe kryetari i partisë së Pukës, në sallë nuk ka hyrë askush. Përse është formë intimidimi kjo?
Gazetari Osmani: Nuk po flas për kryetarë partish. Këta persona që ishin si mbështetës, në sallë nuk ka hyrë njeri, por kanë hyrë brenda godinës. Kanë qëndruar në derë dhe në momentin që vijnë aty se ishte një vendim i rëndësishëm, përse i ofendonin kur deputetët janë larguar nga mbledhja?
Zekthi: Në orën 17:00 deri në 02:00 është debatuar dhe diskutuar gjerësisht se çfarë do të bëhet me PD. Ora 17:00 deri në orë 02:00 nuk ka hyrë askush në sallë. Brenda është zhvilluar një debat i ndezur, me tone të larta, por ka qenë gjithçka komplet normale, është debatuar në mënyrë korrekte. A u intimidua njeri në diskutimin e i tij? Jo, njerëzit kanë folur të lirë. Aty nuk është prekur me dorë askush, nuk është sharë dhe fyer askush.
Kam qëndruar me dhimbje koke, aty kam pirë tre oki, kam qëndruar me respekt. Gjithkush propozoi atë që dëshiroi. Tani ata donin o variantin e tyre o bjer e vdis. Tani i kemi thënë përse po ikën? Aty çështja është ideja, dhe ata ikën.
dhe kjo është e pandershme. Kjo është e shëmtuar e papërgjegjshme dhe patoleruar.
Gazetari Stafa: Hytë në zgjedhje më 14 maj dhe akuza kryesore ishte se Berisha ishte një model i vjetër. Alibeaj ka thënë se ndryshon modeli çfarë ka qenë dhe çfarë do jemi, por mbrëmë nuk e kam parë këtë.
Zekthi: Po përse zoti Alibeaj u tha njerëzve në rrugë të shajnë?
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–