Sat, Nov 23, 2024

Denoncoi Dakon, banori i pallatit të shembur në Durrës: Arrestimi, mashtrim politik, me aq lekë sa ka marrë ai, 6 muaj burg do të bëjë, i bëja dhe unë

  • PublishedJune 8, 2023

Bashkim Gjika, një prej banorëve të pallatit që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, e cilësoi këtë lëvizje të SPAK një mashtrim politik. Në një intervistë për gazetaren e News24, Klodjana Haxhiaj, se këtë çështje e ka çuar në të gjitha strukturat e drejtësisë, madje dhe në Ambasadën Amerikane.

Mes të tjerash ai tha se kërkon që të shembet pallati dhe të rindërtohet, ndërsa denoncoi bashkinë e Durrësit se kjo e fundit prej gati 3 muajsh nuk iu ka kaluar bonusin e qirasë, pasi tashmë nuk ka shtëpi.

“E kam blerë në gropë apartamentet. I kam paguar. Kur erdha nuk mund duk shtëpia në rregull dhe bëra denoncimin për firmën dhe personelin bashkiak. Më pas ra tërmet dhe u prish shtëpia. Kam bërë denoncime të pandërprera, dhe në SPAK dhe në Ambasadës Amerikane. Kërkoj shtëpinë time, kaq dua. Prokurori Bledar Bejko ka fshehur të gjitha provat. Pas 4 vitesh nga tërmeti, asgjë nuk është bërë. I drejtohem çdo javë KPA. Ai kaloi vettingun në shkallë të parë dhe s’më takonte më dhe thoshte; fatkeqësi natyrore. Pallati nuk kishte asnjë pilotë dhe ndaj është ndërtuar jashtë procedurave dhe ndaj ka rënë. 85 cm është anuar. Ndaj s’e ka mbajtur dot veten. Është jashtë çdo standardi. Nuk duhet të jetojnë as njerëzit që janë dhe përqark, dhe jo më brenda jo e jo. Vendimi i shembjes ka dalë. Duhet të shembet dhe të rindërtohet. Pallatit tonë nuk i ka dalë emri për t’u strehuar diku, pasi është pallat i denoncuar. Kjo është politikë. Këtu është bërë diçka politike. Po luhet diçka tjetër, kjo nuk është provë. Pronarit të kompanisë nuk i janë bllokuar asgjë. Nuk ka asnjë provë. Që të bllokoheshin bankat në moment. Me gjithë ato lekë që ka marrë ai, do bëjë 6 muaj burg. Po ashtu shkoj dhe unë dhe bëj burg.

Ne kemi qenë 44 familje, kërkojmë hyrjet tona. Ne menduam se vdiqëm, Zoti e di se si kam dalë. Unë jam me diabet, më ka nxjerrë një banor. Ne duam rindërtimin e pallatit dhe lekët e gjëra që kemi lënë brenda. Po jetoj me qira, dhe se marrim as bonusin e qirasë. Po bëj 2-3 muaj që nuk marrim lekë më, janë hedhur të gjitha për votime.”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=hLysjDFS9D8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.