Sun, Nov 24, 2024

Gjykata konfirmon arrestin me burg për Vangjush Dakon

  • PublishedJune 8, 2023

Gjykata e Posaçme konfirmoi të enjten masën e sigurisë të arrestit me burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush , ndaj të cilit ka ngritur dy akuza për shpërdorim detyre. Njëra në lidhje me një për një pallat të dëmtuar nga tërmeti dhe ndërtuar në mënyrë të paligjshme, dhe tjetra mbi shpërdorimin e 18.3 milion lekëve për pagesën e një projekti për një shëtitore. Dako dhe avokati i tij kërkuan një masë më të butë sigurie, pasi ngritën pretendimin se nuk kishte prova për akuzat, por kjo është rrëzuar nga gjykata.

Për të akuzuarit e tjerë gjykata po ashtu mbajti përgjithësisht të njëjtin qëndrim, përveç tre të akuzuarve ndaj të cilëve masa e sigurisë u zbut për arsye familjare dhe shëndetësore. Sa i përket grupit të arrestuar për akuzën e “falsifikimit të formularëve” në lidhje me lejen e ndërtimit të pallatit në Durrës, gjykata la në fuqi masën e arrestit me burg për  , administrator i firmës së ndërtimit Fakle Sh.p.k dhe masat e arrestit shtëpiak për arkitekten (Priftuli) dhe kolauduesen e pallatit Ferzilet Hajdëri. I akuzuari tjetër në këtë grup Adrian Bulku përfitoi zbutje të masës së sigurisë në arrest shtëpiak, për shkak të arsyeve famijare.

Ndërkohë ish-shefi i Urbanistikës, që ashtu si Dako ka dy akuza të shpërdorimit të detyrës dhe të akuzuarit e , janë ende në kërkim.

Masa u zbut edhe për dy anëtarët e komisionit të vlerësimit që sipas prokurorisë kanë shpërdoruar shumën prej 18.3 milion lekësh. Djana Dedja, për arsye shëndetësore u la në masë sigurimi “detyrim paraqitje”, ndërsa Adnand Toçila, kaloi nga masë sigurimi në burg në arrest shtëpie.

SPAK ka bërë bashkë dy çështje të ndryshme në të cilat është i akuzuar Dako. E para ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi pasi ndërtimi ishte përfunduar duke legalizuar paligjshmërinë dhe e dyta me shpërdorimin e 18.3 milion lekëve. Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat në gjykatë. Avokati i Dakos Petrit Ismaili pretendoi para mediave se bëhej fjalë për vendime kolegjiale.

Gjyqtari , i cili mori vendimin për masat e sigurisë dhe pati pranuar kërkesat e SPAK për arrestimin e Dakos arsyetoi në këtë vendim të parë se arresti me burg justifikohej nga pasojat e veprave penale, që sipas vendimit ishte “rrezikimi i jetës së banorëve, të cilët kanë jetuar në objektin që është legalizuar me leje ndërtimi dy vite pasi ai është ndërtuar”.

Në vendimin që BIRN e ka gjyqtari po shprehet se shpërdorimi i detyrës ishte në këtë rast rrethanë rënduese, ndërsa thekson rrezikun e prishjes së provave, duke veçuar në këtë pikë Dakon dhe lidhjet e tij me pushtetin. “Ka dyshime se mund të ndikojë tek provat, duke marrë në konsideratë jo vetëm pozicionin zyrtar që ai ka patur, por dhe influencën e tij tek administrata e shkuar dhe aktuale e Bashkisë Durrës,” shkuan gjyqtari i Gjykatës së Posaçme.

Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fushatave të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri , i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama.