Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për ambasadorë
Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.
Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.
Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.
Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, rezident.
Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–