Propozimi për Asociacionin/ “Tirana ka një Vuçiç në zyrën e kryeministrit”, Vasili reagon ashpër: Drafti s’i përket Ramës, është peng që përdoret
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se hapësira shqiptare nuk ka parë kurrë një personazh si ai.
Vasili iu referua propozimit të Ramës për Asociacionin serb në Kosovë, teksa u shpreh se Kosova kurrë nuk ka menduar se mund të ekzistonte një kryeministër shqiptar që do ta urrente atë “kaq egërsisht”.
Sipas tij drafti sekret për Kosovën nuk është i Ramës, pasi ky i fundit është i vetmi peng që pranon të përdoret paturpësisht për të vënë emrin si autor i Draftit.
Ai shtoi se e vetmja e mirë e kësaj situate është se tashmë askush në Kosovë e Shqipëri nuk ka më asnjë dilemë se në Tiranë “ka një Vuçiç në zyrën e kryeministrit”.
Postimi i plotë:
I perdorur gjer ne dhimbje, i urryer gjer ne palce!
Hapesira shqiptare kurre nuk ka pare nje personazh si Edi Rama!
Kosova kurre nuk ka menduar se mund te ekzistonte ndonje here nje kryeminister shqiptar qe do ta urrente kaq egersisht atë.
Shqiptaret kurre nuk e mendonin se kryeministri i tyre do te ishte armik per vdekje i Kosoves!
Drafti sekret per Kosoven nuk eshte i Rames!
Rama nuk ka tru per drafte te tilla!
Por Rama eshte i vetmi peng, qe pranon te perdoret paturpesisht per te vene emrin si autor i Draftit.
Te tjerë…..jane pas tij.
Ai e ka tradhetuar gjithmone dhe pa fund Kosoven, ndaj ai dhe vetem ai mund te merrte persiper turpin, qe te thoshte se kosovaret nuk jane zot ne shtepite e tyre, por te huajt jane zoterit e vertete.
Shume shpejt do te zbulohen autoret e vertete te kesaj loje te ligë ne kurriz te Kosoves sepse nje loje e fshehte dhe e njeanshme eshte gjithmone nje loje shume lige.
E vetmja e mire e kesaj te keqeje eshte se tashme askush ne Kosove dhe ne Shqiperi nuk ka më asnje dileme se nje Vuçiç ne kemi ne Tirane ne zyren e kryeministrit.
Detyrimi yne eshte ta urrejme te gjithe kete besprerë!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–