Rikthim në shtëpi, Xhesika Berberi zbulon surprizat e nxehta të verës
Edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në New York, modelja e njohur Xhesika Berberi është shumë e lidhur me Shqipërinë.
Ajo ka vendosur që këtë verë ta kalojë në vendlindje jo vetëm për të pushuar, por edhe si pjesë e një projekti të rëndësishëm.
Modelja është përzgjedhur për të qenë brand ambassador i “Green Coast” një prej resorteve më të bukura në jug të vendit.
Xhesika e emocionuar, shprehet se projekti është një nga ato punët që e ka shumë për zemër.
“Green Coast” është kthyer në vendin e preferuar të modeles e cila tregon se dikur projekte të tilla i dukeshin të largëta për Shqipërinë, por sot është shumë e lumtur që edhe në vendin e saj gjen komoditetin, të bukurën dhe një standard siç e quan ajo të tipit Word Class.
“Në “Green Coast” mund të gjesh gjithçka që të duhet për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Të gjitha facilitet i ke në një vend dhe mbi të gjitha mund të shijosh një pamje fantastike të bregdetit të jugut”, thotë ajo në intervistën për revistën Bordo.
Për modelen, ajo çfarë e bën edhe më interesant këtë projekt është konceptimi i tij si një fshat mesdhetar, por i ardhur përmes një arkitekture moderne tepër elegante me një ndërthurje të natyrshme me mjedisin përreth.
Një vend, që Xhesika thotë se është një ndër më të veçantët jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–