Sun, Nov 24, 2024

“Turp i madh”, qytetari në “Koha për t’u zgjuar”: Hipoteka e Fierit s’më jep certifikatën për shtëpinë e ndërtuar në 1939. I kam dërguar letër Bicit, asnjë përgjigje

  • PublishedJune 8, 2023

TIRANË

Shqetësimet e qytetarëve shqiptarë kanë gjetur vendin e tyre për t’u shprehur dhe shumë herë zgjidhur në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News24.

Ata telefonojnë për problematika të ndryshme që hasi nçdo ditë, teksa problemi më i madh që vihet re është çështja e pronës.

Mëngjesin e sotëm një banor i Fierit ka kërkuar drejtësi për hallin e tij. Bëhet fjalë për shtëpinë e ndërtuar që në vitin 1939, për të cilën nuk merr dot certifikatën e pronësisë, ndonëse ka aplikuar tre herë dhe i ka dërguar letër dhe drejtueses së Kadastrës Dallëndyshe Bicit.

“Flas nga Fieri. Kam problem me Hipotekën e Fierit. Kam aplikuar tre herë për shtëpinë e ndërtuar në 1939. Kam dërguar dhe një shkresë te drejtoresha e përgjithshme e Hipotekës Dallëndyshe Bici, ka një muaj e gjysmë që nuk më ka kthyer përgjigje.
Ky drejtor më ka thënë vetëm kaq, dosjen tënde e kanë kopsitur. Ky njeri i korruptuar…Kam kërkuar me çdo kusht certifikatën e pronësisë për shtëpinë e ndërtuar në vititn 1939. Jam 74 vjeç, kam jetuar 70 vjeç. Shtëpia është e regjistruar që në 1939, i ka të tëra dokumentet, ia kam dërguar zonjës Dallëndyshe Bici të tëra.
Iu kam kërkuar certifikatën e pronësisë. Kam aplikuar tre herë. Ia kanë lënë njeri-tjetrit. Isha para tre ditësh prapë, më thanë nuk ka njeri. Është turp i madh”, tha i moshuari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.