ZYRTARE/ Vjen goditja e parë në merkato, Liverpuli prezanton mesfushorin që shkëlqeu në Botëror dhe i jep numrin… 10
ZYRTARE/ Vjen goditja e parë në merkato, Liverpuli prezanton mesfushorin që shkëlqeu në Botëror dhe i jep numrin… 10
8 June, 2023
8 June, 2023
Aleksis Mek Alister është goditja e parë zyrtare e Liverpulit në këtë merkato vere.
Mesfushori që shkëlqeu me Argjentinën në Botëror, ku u shpall dhe kampion Bote tashmë do të mbajë veshur fanellën e “Reds”-ave me numrin 10.
25-vjeçari firmosi një kontratë për 5 vite dhe i kushtoi Liverpulit 35 milionë paund dhe 20 milionë të tjera që do të jepen me anë të bonuseve.
“Është ndjesi e jashtëzakonshme. Është një ëndërr e bërë realitet, është e mrekullueshme të jesh këtu dhe mezi po pres që të filloj.
Doja të isha këtu që përpara fazës përgatitore, kështu që është gjë e mirë që çdo gjë u zyrtarizua. Mezi po pres që të takoj shokët e skuadrës.
Për mua ka qen një vit fantastik, Kupa e Botës, arritja me Brajtonin, por tani është koha që të mendoj vetëm për Liverpulin dhe të përpiqem që të jem një lojtarë më i mirë dhe një njeri më i mirë çdo ditë”, u shpreh Mek Alister.
PANORAMASPORT.AL