Sun, Nov 24, 2024

Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë politike për mungesë të karrierës diplomatike

  • PublishedJune 9, 2023

Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të propozuar nga qeveria, ku spikasin emrat e ish-deputetëve të dhe kandidatë pa karrierë diplomatike.

Sipas propozimeve të dërguara në parlament nga ministrja e jashtme , komisioni dëgjoi fillimisht Meri Kumben, aktualisht zëvendësministre e Kulturës, kandidate për ambasadore në Izrael, juristja për kandidate për në Malin e Zi, ish-deputetët socialistë, , për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për drejtimin e zyrës diplomatike pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në .

Përzgjedhja e emrave u prit me kritika nga opozita, por veçanërisht dy kandidatët që vini  nga radhët e PS-së, për shkak të politizimit të tyre dhe mungesës së përvojës në fushën e diplomacisë.

“Do të doja kandidatë që vijnë nga administrata e Ministrisë së Jashtme, që kanë ndërtuar një karrierë në diplomaci”- tha Dritan Shehi.

Ndërsa, vuri në dyshim paanshmërinë politike në kryerjen e detyrës së përfaqësuesit diplomatik dhe i cilësoi “qoka” politike të kryeministrit Rama emërimet e reja. “Politika e jashtme nuk i përket PS-së”- iu drejtua ai Bushatit.

Nënkryetari i komisionit, , vuri në dyshim dhe integritetin e emërimeve të reja. “Në diplomaci pa hequr ndonjë emër cilësor, ka shumë mediokritet”- tha ai duke in kujtuar Bushatit se ai kishte qenë publikisht aktiv në mbrojtje të qeverisë dhe nuk ofronte garanci për paanshmëri politike si ambasador.

Bushati u përgjigj se detyrën e ambasadorit e shikonte si një mision patriotik. “Kam mësuar që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë, jashtë dyerve të politikës na bëjnë gjithmonë bashkë”- tha ai.

Gjatë seancës me Vasilika Hysin, deputetët e opozitës vlerësuan karrierën e saj jashtë politikës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut, që sipas tyre ishte më e dobishme për vendin se sa emërimi si ambasadore.

“Meqë kur ka qenë PD në pushtet keni kërkuar të drejtat e njeriut do t’u bënte dhe më të moralshme tani që është PS në pushtet, të vini në detyrë të drejtat e njeriut”- i tha Alizoti.

Hysi tha se emërimi si ambasadore nuk do ta zbehë rolin e saj për forcimin e të drejtave të njeriut, pasi puna që do të bëjë lidhet me organizatat dhe misionet ndërkombëtare që vëzhgojnë zbatimin e të drejtave të njeriut.

Në listën e kandidatëve të rinj është dhe , ish-deputet dhe këshilltar i kryeministrit Rama, për të drejtuar misionin diplomatik në Austri, gazetari , si dhe lëvizje paralele të konsujve apo ambasadorëve aktualë në përfaqësi të tjera diplomatike.