“Dukem si djalë, më thërrasin vëllai”/ Vajza motoriste: Prindërve ua mbajta të fshehtë për…
Një vajzë sportiste, e cila quhet Leticia, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, për të folur për pasionin e saj që ka ndaj motorëve.
Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër kohore, vetëm 4 muaj, ajo ka arritur t’i japë motorit si një profesioniste. Motoristja tregon se sot në emision ka ardhur nga Berati me motor, pasi ndodhej aty për të parë një garë e cila zhvillohet çdo vit nga motoristë profesionistë nga shumë vende të botës.
E pyetur për emocionet dhe adrenalinën që i jep motori, ajo shprehet:
“E si do e përshkruaj unë pjesën e adrenalinës së motorit? Mund të jetë i vetmi moment në jetën e njeriut, ku truri lidhet shumë me zemër dhe po nuk punuan të dyja njëkohësisht ti mund të bësh ndonjë gabim. Adrenalina të rrit shumë rrahjet e zemrës, por njëkohësisht duhet të jesh shumë në fokus dhe të shohësh se çfarë ke përpara sepse gabimet, gjërat fatale ndodhin në një sekondë ku ti nuk e ke mendjen”.
Leticia tregon se shpesh herë, sidomos në fillimet e saj, njerëzit e ngatërronin me mashkull, madje ka dhe nga atë që i thërrisnin ‘vëllai’.
“Unë gjithmonë dukem si mashkull, sidomos në fillim fare. Tani edhe motori ka një ngjyrë karakteristike, Tirana është e vogël dhe mund të më njohin, por në fillim fare kur e mora, ka pasur momente që më kanë thirrur ‘vëllai’”, shprehet Leticia.
Ajo tregon se prindërve ka pritur tre muaj për t’u thënë se ka marrë një motor për shkak të merakut që ata mund të kishin.
“Prej merakut zgjodha t’ja thosha tre muaj pasi mora motorin dhe që e mësova, sepse po të dalësh dhe t’i thuash nënës dhe babait shiko se unë dje mora motorin dhe nesër do iki në shkollë, ata bëhen më merak sesa të dalësh një ditë dhe t’i thuash që kam tre muaj që qarkulloj dhe ndihem mirë”, tha ajo.
E pyetur nga Blendi Salaj se “ku e mbajte motorin këto tre muaj që e mbajte të fshehtë?”, Leticia u përgjigj:
“Tek palestra ime. Nuk ndihesha mirë për këtë pjesë, merrja makinën në shtëpi, ikja në punë, parkoja makinën, merrja motorin, mbaroja të gjitha punët, në darkë parkoja motorin, merrja makinën”.