Sat, Nov 23, 2024

Eksperti Sina: Temperaturat e larta shtojnë rrezikun për helmime

  • PublishedJune 9, 2023

Rreziku për helmimin e njeriut nga ushqimi rritet gjatë stinës së verës me rritjen e temperaturave. Helmimi nga ushqimi ndodh duke ngrënë ushqime të cilat janë të kontaminuar nga viruse, baktere, toksina, parazitë ose kimikate toksike. Jo gjithmonë kjo ndodh nga ushqimet e prishura. Mund të helmohemi nga ushqime në dukje shumë të mira por që nuk janë ruajtur siç duhet.

Ushqimet e shpejta, produktet prej qumështit dhe mishit janë rreziku potencial i helmimit të njerëzve tha eksperti Kristaq Sini në emisionin Vila24 duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së produkteve ushqimore në kushtet e duhura.

“Helmimet nuk ndodhin vetëm nga shitësit ambulantë por edhe në shtëpi, në restorante sidomos kur ka shumë të ftuar si darka apo dreka kolektive. Analizat e produkteve kur bëhen pranojnë një sasi të caktuar të mikrobeve të këqija që ne i njohura si patogjen. Mikrobet që shkaktojnë helmimet kanë karakteristikë rritjen e shpejtë të tyren, një qelizë e vetme e tyre për 3 orë bëhet 1 milion. Produktet duhen ruajtur në temperaturat e duhura”, -tha eksperti Sina për News24!