Sun, Nov 24, 2024

Projekti me qeverinë italiane për burimet ujore në Jug kundërshtohet nga ambientalistët, paralajmërojnë ekspertët: Do të rrezikohen resurset tona!

  • PublishedJune 9, 2023

Ideja e vjetër italiane për të ndërtuar një ujësjellës që do të lidhte burimet ujore në Jugun e Shqipërisë me rajonin e Pulias, duket se po vendoset në jetë.

Kjo u konfirmua nga Presidenti i këtij rajoni, Michele Emiliano disa ditë më parë, ndërsa ka hasur kundërshti të fortë nga ambientalistët dhe ekspertët shqiptarë.

Për këtë arsye, së fundmi ata kanë zhvilluar një tryezë, ku kanë renditur aspektet negative që do të vinin për Shqipërinë dhe resurset vendase, nëse ky projekt do të vendosej në zbatim. Ambientalisti, Sazan Guri, u shpreh se realizimi i kësaj vepre bie ndesh edhe me disa konventa ndërkombëtare.

Për ndërtimin e infrastrukturës së këtij ujësjellësi do të duhen të paktën 4 vite punime, ndërsa kosto finale do të jetë 1 miliardë euro.

Projekti pritet të financohet me burimet e BEI-së, BERZH-it, shtetit Italian dhe rajonit e korporatës së ujësjellësit pulian.

Qëllimi sipas mediave  është që çdo vit të transportohen 150 milionë metër kub ujë në Pulia dhe për rajonin do të jetë një infrastrukturë strategjike, duke pasur parasysh thatësirën që e ka karakterizuar vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.