Sun, Nov 24, 2024

Temperaturat e Ulta apo të Larta, si Përfiton më Shumë Trupi Juaj?

  • PublishedJune 9, 2023

Gjithçka që duam të bëjmë në ditët e ftohta të dimrit është të pushojmë dhe të qëndrojmë ngrohtë në ambiente të mbyllura, e pse jo të shijojmë një filxhan çaji të nxehtë.

Por, a jeni bërë ndonjëherë kurioz të dini nëse temperaturat e ftohta na sjellin ndonjë përfitim shëndetësor? Nëse po, cilat janë ato? AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni përgjigjet më poshtë.

A mund të përfitojë shëndeti juaj nga temperaturat e ulta?

Studimet në të cilat AgroWeb.org mbështetet tregojnë se temperaturat e ftohta mund të sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore dhe se nuk duhet ta shmangim gjithmonë ekspozimin ndaj të ftohtit. Disa prej tyre janë:

I ftohti mund të rrisë cilësinë e gjumit

Studiuesit kanë zbuluar se nëse prishet ritmi cirkadian, përgegjës për ciklin e gjumit dhe të zgjimit, rreziku për shfaqjen e problemeve të ndryshme shëndetësore rritet.

Kur biem në gjumë, temperatura e trupit fillon të bjerë. Ata që vuajnë nga problemet me gjumin, duket se nuk janë në gjendje të rregullojnë siç duhet nxehtësinë e trupit, gjë që e bën më të vështirë rënien në gjumë. Këtu hyjnë në lojë temperaturat e jashtme.

Studimi në të cilin AgroWeb.org mbëshetet, gjatë një eksperimenti me personat që vuanin nga pagjumësia, zbuloi se ekspozimi ndaj të ftohtit i lejoi ata të bënin një gjumë më të mirë. Nga kërkimet ekzistuese, studiuesit sugjerojnë që temperatura ideale në dhomat e gjumit duhet të jetë diku midis 15.5 deri në 19 gradë Celsius.

I ftohti të hap oreksin

Ndoshta edhe ju e keni vënë se në dimër shtohet oreksi. Ky nuk është vetëm një mendim, por mbështetet edhe nga studime të tjera në mbarë botën. Dhe nëse po përpiqeni të konsumoni vakte të bollshme, kjo mund të jetë periudha më e mirë për ta bërë këtë.

Mos u shqetësoni nëse yndyra në turpin tuaj është në nivelet më të larta.

Nëse jeni të shqetësuar se tendenca për të ngrënë më shumë gjatë sezonit të dimrit mund të çojë në shtim në peshë, mos u shqetësoni! I ftohti mund të përdoret edhe si një katalizator për të humbur peshë.

Në mënyrë që trupi të ngrohet gjatë ditëve të ftohta, ai vë në përdorim yndyrën e grumbulluar. Prandaj edhe disa studime të kryera, të cilave AgroWeb.org iu referohet, kanë dalë në përfundimin se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të aktivizojë procesin e djegies së yndyrës. Me sa duket, mjaftojnë vetëm 15 minuta në një mjedis të ftohtë duke u “dridhur”,  për të marrë të njëjtin efekt si ushtrimet për gjatë një ore.

Mund të ulë inflamacionin dhe dhimbjen

A ju kujtohen rastet kur ishit të vegjël dhe prindërit iu thonin të vendosnit një kompresë të ftohtë me akull në zonën ku ishit vrarë? Akulli ose kompresa e ftohtë janë përdorur shpesh për të trajtuar një sërë dëmtimesh fizike, po ashtu besohet se edhe ekspozimi ndaj të ftohtit mund të ketë përfititme të ngjashme kundër inflamacionit në trup.

Efektet psikologjike

Për shumë njerëz, stina e ftohtë shoqërohet me humor të keq dhe ndjesi lodhjeje, pasi bien pre e depresionit sezonal, që shfaqet zakonisht në dimër. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se moti i ftohtë ka gjithashtu edhe disa avantazhe befasuese.

Kur moti na largon nga aktivitetet e tjera, ne priremi të qëndrojmë në shtëpi dhe duam të rilidhemi me njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ne. Një studim tjetër sugjeron se ditët e ftohta mund të nxisin një lloj krijimtarie, e cila na bën të dalim nga e zakonshma dhe të mendojmë për mëyrë të tjera se si të argëtohemi./AgroWeb.org