Vrau bashkëatdhetarin me thikë në Itali, dëshmia e Petrit Gegës: Dëgjoj zëra, dua të flas me…
Alfons Kola 33-vjeç u vra nga bashkë-atdhetari i tij shqiptar 52-vjeçari Petrit Gega. Mediat italiane së fundmi kanë sjellë një prej deklaratave të 52-vjeçarit që akuzohet për vrasjen e të riut.
“Dëgjoj Zër, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”, mësohet të ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s.
Autori u arrestua rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan.
Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine. Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–