EMRI/ Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali
Më 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Pistoia të Italisë. Bëhet fjalë për Daniel Reçin, i cili ndërroi jetë në shtrat, por nuk dihen ende shkaqet e plota.
Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.
Pasi kishte mbushur moshën madhore në tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–