Kontrolle me dronë në Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies rreth 400 bimë narkotike
DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.
Finalizohet faza e 13-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në zona të pyllëzuara, në terrene të vështira malore, me shërbime nga toka dhe me dronë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 436 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, Lezhë.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në zona të ndryshme të qarkut Lezhë, janë asgjësuar në total, 16 573 bimë narkotike cannabis sativa.
Shërbime të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Nga këto kontrolle u finalizua faza e 13-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, në 2 fshatra të njësisë administrative Ungrej, janë gjetur të kultivuara në prona publike, në total 436 bimë narkotike cannabis sativa, konkretisht:
-në fshatin Fregen, u gjetën të kultivuara 300 bimë narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Gjobardhaj, u gjetën të kultivuara 136 bimë narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–