Sun, Nov 24, 2024

Përmbyset zetori dhe e zë poshtë, humb jetën 59-vjeçari në Gjirokastër

  • PublishedJune 10, 2023

Një 55-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën, pasi është përmbysur zetori dhe e ka zënë poshtë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karjan;Gjirokastër. Viktimë ka mbetur 59-vjeçari Kristo Suli (Vezir Skënderi).

Mësohet se 59-vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia së bashku me familjen.

Sakaq grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

NJOFTIMI:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në datën 10.06.2023, rreth orës 20:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi K. S., 59 vjeç, duke udhëtuar me mjetin zetor në rrugën rurale të fshatit Karjan, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin K. S., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.