E njohu në klub dhe i propozoi ta shoqëronte në hotel, turistja franceze denoncon të riun nga Tirana: Më vodhi varësen dhe tentoi të më puthte
Një turiste franceze ka denoncuar një të ri në Tiranë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur varësen. I riu është vënë në pranga, ndërsa i është gjetur edhe varësja e vjedhur.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar nga Franca.
Mbrëmjen kur është sulmuar dhe grabitur, kanë qenë në zonën e ish-bllokut, në një klub.
Atë mbrëmje janë njohur me dy shqiptarë, të cilët u kanë thënë se mund t’i shoqëronin për në banesën që kishin marrë me qira. Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–