Lokali i Noizyt u përfshi nga flakët, vjen reagimi i parë, zbulohet shkaku i zjarrit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali i këngëtarit të njohur, Noizy, u përshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.
Sakaq, në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të flakë do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–