Stuhia e shiut në Gramsh nuk kalon pa pasoja, bllokohet aksi rrugor që lidh fshatin me qytetin
Stuhia e shiut që zgjati me shume se dy orë pasditen e sotme në rrethin e Gramshit nuk ka qenë pa pasoja.
Gazetari Shkëlzen Henkoja ka raportuar për BalkanWeb se në aksin që lidh fshatin Rovje me qytetin ka patur rrëshqitje dherash e inertesh duke sjellë bllokimin e kësaj rruge.
Sakaq, në pjesën e bllokuar të rrugës janë nisur autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen dhe kanë nisur punën për zhbllokimin e këtij aksi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–