EMRI/ Vritet në mes të Athinës 23-vjeçari shqiptar, detajet e para
Vritet me thikë 23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05.30 të mëngjesit kur policia e Athinës është njoftuar nga spitali se aty kishte mbërritur një i ri i plagosur.
Për shkak të gjendjes së rëndë ai është futur në sallën e operacionit por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.
Kane qenë miq të viktimës ata qe e kane çuar të riun në spital, por janë larguar më pas. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe shoqërojë për të marrë dëshminë e tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–