“Ky rajon nuk është vetëm i juaji”/ Propozoi draft për Asociacionin, Rama i ashpër me Kurtin: Jeton me komunizmin në kokë! Kërkon lojë luftash, por…
Kryeministri Edi Rama, në 32-vjetorin e krijimit të PS, ka folur edhe në lidhje me draftin e propozuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai tha se ata që kundërshtojnë propozimin, qofshin ata në Beograd apo Prishtinë, jetojnë me komunizmin në kokë, dhe se merren me kush e tha propozimin, jo çfarë tha.
Rama shtoi se asnjëra nga palët, as Kosova e as Serbia nuk mund t’i shpallin luftë njëra-tjetrës, pasi nuk lejohen nga aleatët, SHBA e NATO.
“Ata që e kanë kundërshtuar pa ditur përmbajtjen si në Prishtinë e Beograd duke thënë nuk duhet të dëgjojnë propozim nga Shqipëri, u them 2 gjëra. Së pari ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha jo çfarë tha.
Së dyti i them ky rajon nuk është vetëm i tyre. Nëse atyre i vjen më mbarë të luajnë luftash kur lufta ka çerek shekulli që ka mbaruar dhe asnjëra palë nuk i hap dot njëri tjetrit jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty janë SHBA e NATO dhe aleatëve tanë po i mbaron durimi, u them ne nuk jemi të interesuar për luftë dhe jemi kundër asaj loje.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–