Sot 24 vite nga hyrja e NATO-s në Kosovë/ Meta: Krenar për arritjet e saj. Shembull i zgjedhjeve të lira dhe demokracisë funksionale
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e lirisë.
Përveç se Meta ka ndarë urimet e tij nëpërmjet në postimi në Facebook, ka falënderuar NATO-n për vendosjen e paqes dhe dhënies fund të gjenocidit.
Postimi i plotë:
Gëzuar 24-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur!
Sot në Ditën e Çlirimit çdo shqiptar ndihet krenar dhe i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, zhvillimit të pandalshëm dhe avancimit solid në proceset integruese europiane dhe euro-atlantike.
Faktor kyç i provuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon! Model frymëzues i ndërtimit të shtetit ligjor! Edhe pse shteti më i ri i rajonit Kosova është bërë një shembull për zgjedhjet e lira, demokracinë funksionale, mirëqeverisjen dhe llogaridhënien!
Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për NATO-n dhe vendet demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–