Mon, Nov 25, 2024

EMRAT/ Kishin kthyer furrën e bukës në “shtëpi bari”, dështon “ëndrra britanike” për 4 të rinj shqiptarë, arrestohen në Barrow

  • PublishedJune 13, 2023

Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur si ‘kopshtarë’ në një fermë kanabisi. Të arrestuarit janë E. Cepele, 28 vjeç, E. Cepele, 27 vjeç, A. Kola 29 vjeç dhe M. Xhafa, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1000 bimë kanabis, teksa bimët kultivoheshin në dy ndërtesa. Gjatë seancës gjyqësore të rinjtë shqiptarë u shprehën se punonin si ‘kopshtarë’, ndërsa pohuan se ishin marrë me aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike që prej shtatorit të vit të kaluar. Sipas autoriteteve britanike, shqiptarët kishin kthyer furrën e bukës në ‘fermë’ kanabisi.

Mediat britanike raportojnë se seanca e radhës do të mbahet më 7 gusht, ku pritet të jepet masa e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.