Sun, Nov 24, 2024

“Pengu dështak bën zëdhënësin e sanksioneve”, Vasili reagon pas deklaratave të Ramës: “Edi Vuçiç” e di Kosovën si palaçot e tij

  • PublishedJune 13, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama gjatë një konfrence për shtyp në lidhje me Kosovën.

Vasili e cilësoi ramën si “peng dështak” që tanimë po bën “zëdhënësin e sanksioneve”, pasi Rama përmendi mundësinë e këtyre masave ndaj Kosovës nga ana e Perëndimit.

Ai shtoi më tej se “Edi Vuçiç” e di Kosovën dhe qeverinë e saj si “palaçot pa dinjitet që ka në qeverinë e tij”.

“Pengu deshtak tani ben zedhenesin e sanksioneve
Filloi prap me kercenime ky Edi Vuçiç!
Ky Edi Vuçiç e di Kosoven dhe qeverine e saj si keta palaçot pa dinjitet qe ka ne qeverine e tij.
Formatet e ketij Edi Vuçiçit jane thjesht dhe vetem kavërdisje anti Kosove dhe anti Shqiperi.
Çfare eshte ky sharlatan… zedhenesi i sanksioneve”, shkroi Vasili në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.