Sun, Nov 24, 2024

“Serbët, të ardhur në Gadishullin Ilirik”, Ngjela për tensionet në veri të Kosovës: Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit? Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve

  • PublishedJune 13, 2023

Avokati i njohur, Spartak Ngjela iu është bashkuar reagimeve për tensionet në Veri të Kosovës, ndërsa pohon se serbët po rendin drejt shkatërrimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Ngjela thekson se i gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët-shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes të tjerash ai tha se serbët janë të ardhur në Gadishullin Ilirik.

MESAZHI I NGJELËS
Serbëve u duhet thënë:
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.
Dhe s’kanë më forcë.
Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.
Në krizë është edhe Greqia.
Pse lodheni kot, o të mjerë!
Shqiptarët janë në etninë e tyre.
Çmenduria serbe ka marrë fund.
Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme.
Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.