VIDEO/ Kombëtarja U19 përgatitet për Kosovën, Kacurri e Osmanllari: Ndeshje të rëndësishme, të rritemi
VIDEO/ Kombëtarja U19 përgatitet për Kosovën, Kacurri e Osmanllari: Ndeshje të rëndësishme, të rritemi
13 June, 2023
13 June, 2023
Shqipëria U19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Kosovës U19 në datat 14 dhe 16 qershor në “Kukës Arena”.
Në prag të këtyre takimeve, mbrojtësi i të rinjve të Arsenalit, Maldini Kacurri u shpreh se janë ndeshje të rëndësishme edhe pse miqësore.
“Jam shumë i kënaqur që kam marrë ftesën nga Kombëtarja U-19 për dy miqësoret me Kosovën. Do të jap maksimumin në këto dy ndeshje. Kemi nisur ndërkohë përgatitjet dhe po punojmë shumë për këto sfida, do të jemi plotësisht gati për të dhënë 100% ndaj Kosovës. Ndonëse miqësore, janë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe sigurisht që synojmë t’i fitojmë dhe më pas do të vazhdojmë punën për t’u rritur si grup”, tha Kacurri.
Ndërkohë, talenti i Dinamos, Orest Kasmollari u shpreh se skuadra po bën mirë pasi grupi është pozitiv. Ai shtoi se këto dy miqësore do të ndihmojnë për përgatitjen e kualifikueseve të Europianit.
“Jam shumë i lumtur për këtë ftesën, nuk është hera e parë për mua që grumbullohem me ekipet Kombëtare të moshave. Kemi një grup shumë të mirë dhe cilësor, mendoj që do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në këto miqësore. Atmosfera që kam gjetur këtu është shumë e mirë dhe stafi na ka pritur mirë, me trajnerin Ervin Bulku njihemi, pasi disa prej nesh kemi punuar me të te Kombëtarja U-17.
Kam shumë besim te ky grup lojtarësh dhe besoj se do të marrim rezultate pozitive. Do të përgatitemi për kualifikueset e Europianit që luhen në tetor dhe jam i bindur se do të krijojmë një grup shumë të fortë. Ashtu si edhe çdo futbollist që është këtu, edhe unë synoj që në të ardhmen të arrijë një ditë të luaj me Kombëtaren A”, tha Kasmollari.
PANORAMASPORT.AL