Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe plagos tre këmbësorë, shoferi largohet nga vendngjarja
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.
Gazetari Enver Doçi konfirmon pë BalkabWeb se drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë. Hydajet Gjoka dhe Sude Gjoka janë nisur me helikopter drejt Tiranës.
Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–