E shkuara kriminale e Julian Sulos që iu konfiskua apartamenti, nga përplasjet me “ushtarin” e Aldo Bares te sekuestrimi i mijëra eurove
Ditën e djeshme, ish-të dënuarit për drogë Julian Sulo, i është konfiskuar një apartament në Durrës, me vlerë 120 mijë euro. Por 43-vjeçari nga Lushnja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Ai njihet edhe si “Juli i Pashakos”, ndërsa ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnje, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve, por u lirua më pas për mungesë provash.
Në 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.
Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes”, një i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ‘ushtarët’ e Aldo Bares.
Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit. Sula nuk përmendi kurrë emrin e ‘ushtarit’ të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg.
Ndërkohë në 2018 Sulos iu sekuestruan edhe 70 mijë euro dhe një makinë superluskoze me vlerë 100 mijë euro.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–