Mon, Nov 25, 2024

“Rama si ndërkombëtar për Kurtin është i papërshtatshëm”, ish-ministri dhe këshilltari i kryeministrit, Sandër Lleshaj: Albini ka të drejtë kur…

  • PublishedJune 14, 2023

Ish-ministri i Brendshëm dhe këshilltari i Kryeministrit Sandër Lleshaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në “Panorama TV” foli për situatën në veri të Kosovës duke komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, pasi në një dalje të tij për mediat ai përmendi edhe sanksionet që mund ti vijnë nga BE.

Gjatë kësaj interviste me gazetarin Endri Xhafo, Lleshaj u shpreh se ajo që po ndodh në veri të Kosovës duket si një situatë surreale, ndërsa shtoi se të dyja qeveritë, ajo e  Kosovës dhe e Shqipërisë sa i përket nivelit të komunikimit janë në situatë problematike.

Sipas Llehasj Shqipëria në këto momente duhet të bëjë diplomaci, por jo publike. “Nuk mund të bëjmë diplomaci publike”, tha Lleshaj.

Ai shtoi se ka një nevojë të menjëhershme që të dyja palët Rama dhe Kurti të korrigjojnë komunikimin, duke shtuar se do të ishte e  pafalshme të shndërrohej në temë diskutimi raporti Shqipëri-Kosovë.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama me qëndrimin e tij duket sikur ka marrë rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarë, ndërsa u shpreh se është e panevojshme që Rama të vendoset në atë pozicion.

Pjesë nga biseda në studio:

Sandër Lleshaj: Kjo që po ndodh është si një situatë surreale. Në një nivel komunikimi të dy qeverive ka një situatë shumë problematike. Duket sikur të gjitha kanë të drejtë nëse i dëgjon veçmas. Të dy protagonistët e këtij komunikimi që duhet të deeskalohet. Protagonizëm reciprok kanë të dy palët, ka Rama ndaj Kurtit dhe Kurti ndaj Ramës. Rama ka pasur në mënyrë konstante një rol ndaj Kosovës. Mendoj që ka nevojë për një korrigjim të shpejtë të shënjestrave të komunikimit nga të dy palët. Ne nuk duhet ta spostojmë fokusin e diskutimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte e  pafalshme të shndërrohej në temë diskutimi raporti Shqipëri-Kosovë. Tani ne po diskutojmë Kurti dhe Rama. Në këtë nivel të marrëdhënieve politike emocionet duhet të jetë të përjashtuara.

Si e vlerësoni vetëofrimin e Ramës me një draft-propozimin dhe reagimin e kryeministrit Albin Kurti?

Sandër Lleshaj: Shqipëria në këtë diskurs ka shumë pak rol për të luajtur nëse nuk do që të keqkuptohet. Ose do të bëhet palë, t’i bashkohet qëndrimeve të Kosovës dhe do të keqkuptohet., Ose e kundërta do t’i bashkohet qëndrimeve ndërkombëtare dhe do të keqkuptohet nga Kosova. Ajo që mendoj se duhet të bëjë Shqipëria është diplomaci, por jo publike. Nuk mund të bëjmë diplomaci publike. E ndoqa propozimin e Ramës, intervistës u mundova ta kuptoj, nuk arrita plotësisht. Rama tha kam përgatitur një propozim që nuk ka ndërmend ta ndaj me publikun.

Ka një parim; gjithçka që mund të keqkuptohet do të keqkuptohet. Dhe tek komunikimi i Ramës ekziston kjo mundësia pasi komunikimi ishte përfaqësuar. Problemi është se si të ndikojmë tek protagonistët,.

A flet Edi Rama me gjuhën e ndërkombëtarëve?

Sandër Lleshaj: Jemi në një situatë surreale, delikate dhe shumë të rrezikshme. Mos të harrojmë që lufta i bë për Kosovës, dhe tani ndodhet në fokus, dhe sot Kosova është bërë problemi. Është një situatë e papranueshme. E gjithë përpjekja jonë si Shqipëri është të mendohemi për zgjidhje të situatës dhe jo të përcaktojmë se kush është përgjegjës. Kjo situatë do të zgjidhet sot apo nesër. Por në rast të një dështimi të caktuar të madh, të humbur janë të gjithë. Nuk mund të ketë në një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve, shqiptarë të fituar. Duhet të ketë një qasje të orientohet nga zgjidhja dhe jo nda larja e duarve.

Pyetje: Ju duk ju që Edi Rama foli si i zgjedhur apo zëdhënës i ndërkombëtarëve?

Sander Lleshaj: Po, dhe më duket rol i panevojshëm për tu vendosur në këtë pozicion.

Pyetje: Është i zgjedhur apo i vetë ofruar?

Sander Lleshaj: Këtë nuk mund ta them, por vendosja në rolin e artikulimit të zërit ndërkombëtar më duket i papërshtatshëm. Nuk  e kemi luksin në këtë situatë të jemi ndërkombëtari, ne jemi kombëtari. Së pari them që çdo tentativë për të moderuar pozicionin e Kurtit, por nuk është vetëm Kurti, nga ana tjetër është edhe Vuçiç një pozicion më agresiv, por që nuk po merret njeri. Moderimi i qëndrimit të Kurtit nuk mund të bëhet në rrugë publike, por në rrugë kofidenciale. Goditja publike e motivon dhe futemi në një rreth vicioz. Pra duhet të kemi deeskalim në komunikim, pra hapa mbrapa në komunikim që të mbërrijmë në një nivel tjetër. Sa i përket ndërkombëtarëve do të uroja që ndërkombëtarët, duhet të shprehen vetë. Të mundohet ta kuptojnë situatën dhe të jenë realisht neutral. Të gjithë udhëheqësit kanë dështuar për të vendosur kontroll mbi sovranitetin për këtë pjesë të Kosovës(veri). Këto zgjidhen në momente të para dhe ai moment ishte kur mbaroi lufta. Kurti ka shumë të drejtë kur kërkon vendosjen e pikave mbi i. Por Rama thotë të bëjmë hapa të vegjël, ndërsa Kurti thotë të bëjmë hapa parimorë të mëdhenj sepse ndryshe nuk kam garanci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.